Kosova dhuron përsëri Abetare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi  Genci Nimanbegu priti në takim  zëvëndësministrin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Agim Bërdyna ,të cilët për të dytin vit me rradhë dhuruan abetaret për nxënësit e klasës së dytë të shkollave shqipe në Mal të Zi.

Këtë vit  dhuruan 260 Abetare për nxënësit e klasës së dytë të shkollave shqipe në Mal te Zi. Për dallim nga viti i kaluar këtë vit dhuruan edhe 220 abetare pune si dhe 120 libra për mësusesit në të cilat shpalosen metodologjitë e mësimit.Ky donacion vjen dhuratë e bashkëpunimit ndëristitucional të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal te Zi dhe Ministrisë së Arsimit së Kosovës .Agim Bërdyna zëvëndësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  tha se bashkëpunimi vazhdon edhe këtë vit me qellim që nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe të mos hasin në pëngesa në arsimimin dhe kulturën kombëtare.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu tha se kjo është dëshmi e  bashkëpunimit ndëristitucional të cilat në fushën e arsimit nuk mungojnë. Kosova është gjithmonë pranë nxënësve shqiptarë të Malit të Zi. Ne kemi ngritur zërin dhe tekstet shkollore duhet të përmirësohen dhe të jenë të adekuate  për nxenesit shqiptarë, shtoi Nimanbegu për Televizionin Teuta.

Abetarja si dhe libri i mësuesit do të shpërndahen në shkollat shqipe në Mal të Zi në  fillim  të vitit të ri akademik.

Share.