KORRUPSIONI DHE NEPOZITMI PO THELLOHEN NË KOSOVË

KORRUPSIONI DHE NEPOZITMI PO THELLOHEN NË KOSOVË

0

Në ceremoninë e mbylljes së projektit të financuar nga BE-ja për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm si dhe luftës kundër pastrimit të parave kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se Kosova ka arrit një progres në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, por problem sipas tij mbetet korrupsioni dhe nepotizmi që sipas tij, po thellohen, transmeton telegrafi.com. “Korrupsioni dhe nepotizimi po tentojnë të thellohen në Kosovë dhe nuk kemi arrit ta ndalim, kjo duhet të ndërpritet, sepse po e pengon shoqërinë dhe shtetin tonë, ngaqë kjo është një pafytyrësi”, tha Veseli duke shtuar se hajnat e kanë vendin në burg e jo në shtet. Kreu i Kuvendit tha se Kosova nuk ka rini për të humbur në perëndim, ndërsa shtoi se liberalizimi i vizave është i nevojshëm dhe duhet të ndodhë.

Please follow and like us: