Korona po godet edhe të rinjtë. Deri tani e kanë humbur jetën 23 persona nën 40 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 23 persona nën moshën 40 vjeç kanë vdekur në Mal të Zi nga Covid 19 që nga fillimi i epidemisë. Dje, një i ri nga Ulqini i cili ishte vetëm 28 vjeç ndërroi jetë në Qendrën Spitalore, dhe është personi me moshën më të re që vdiq nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Edhe pse që nga fillimi i epidemisë, mes pothuajse 1,850 viktimave, numri më i madh janë midis 70 dhe 79 vjeç, ndërsa më shumë se 80 përqind ishin më të vjetër se 60 vjeç, kohët e fundit kjo sëmundje po merr gjithnjë e më shumë jetën edhe të të rinjve të pavaksinuar. Lloji i ri delta i virusit, paralajmërojnë ekspertët, është shumë agresiv dhe rreziku është dy herë më i lartë se llojet e mëparshme, kështu që autoritetet përsërisin thirrjet për vaksinim.

“Mosha mesatare e të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 72 vjeç, megjithatë, në 45 ditët e fundit të fundit, kufiri i moshës po zvogëlohet, domethënë kemi një pjesë më të lartë të popullsisë së re në mesin e të vdekurve në krahasim me periudhën e mëparshme ose periudhën kur llojet e tjera ishin dominuese. Nga 22 të vdekur në moshën 30-39 vjeç, 6 e kanë humbur jetën vetëm që nga fillimi i gushtit. Të gjithë ishin të pavaksinuar. Kjo kategori e moshës është edhe më e prekura nga infeksionet në periudhën e funfit. Theksojmë edhe një herë se efikasiteti i vaksinave në parandlimin e gjendjeve të rënda është shumë i lartë.”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Share.