Kopshti “Solidariteti” përcolli edhe një gjeneratë tjetër parashkollore

0

Me defilenë solemne të parashkollorëve u shënua përfundimi i vitit shkollor në institucionin publik parashkollor “Solidariteti”. Grupet e parashkollorëve në Plazh të Vogël i thanë lamtumirën këtij viti me vallëzime, recitime dhe këngë, në prezencën e një numri të madh të prindërve. Drejtoresha e këtij insitucioni “Vera Kostiq, falenderoi prindërit dhe fëmijët për ditët e paharrueshme që kaluan në këtë kopësht, dhe u uroi fat dhe sukses në jetën dhe arsimimin e mëtejshëm. Si shenjë kujtimi për kohën e kaluar në këtë insitucion, fëmijëve iu shpërndanë edhe diploma.

Share.

Comments are closed.