KOPSHTI “ARUSHI PU” FITOI KATËR SHPËRBLIME DHE NJË MEDALIE TË ARTË

0

Në panairin e 14-të të organizuar në Novi Sad për vlerësimin e cilësisë në punën edukativo arsimore kopshti “Arushi Pu”u vlerësua me katër shpërblime dhe me medaljen e artë. Drejtoresha Lindita Lika për Televizionin Teuta u shpreh se shpërblimet e fituara ishin në katër segmente të ndryshme çka do të thotë se të gjitha aktivitet janë marrë parasyshë. Duke përfshirë kompetencat e stafit punonjës, bashkëpunimin me institucionet e tjera lokale dhe më gjërë, medalja e artë është vlerësim i punës me fëmijë si dhe janë vlerësuar punishtet psikologjike me fëmijë dhe dalja në ambiente të hapura. 

Share.

Comments are closed.