Konjufca takohet me Lajçak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u tregua i prerë në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Fokusi i bisedës ishin ecuria e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

“Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të parlamentit.

Diplomati i BE-së do të takohet edhe krerë të partive politikë në vend ndërsa pasdite edhe me drejtues të Dhomës Ekonomike të Kosovës. Një ditë më parë, Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën europiane të rajonit.

Share.