Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit te Kosoves

0

Sot u be konstituimi i Kuvendit te Republikes se Kosoves, u be verifikimi i mandateve te deputeteve dhe me pas u be edhe zgjedhja e kryeparlamentarit dhe tre nenkryetareve.

Kryetar i Kuvendit u zgjedh Glauk Konjufca nga radhet e LVV, me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime. Konjufca ne zgjedhjet e kaluara ishte deputeti me i votuar pas Albin Kurtit. Poashtu ne kete seance u zgjodhen edhe nenkryetaret: Nga LVV Arberie Nagavci, nga LDK Kujtim Gashi, kurse PDK ka propozuar Memli Krasniqin. Nenkryetar ne Kuvend nga ana e komuniteteve tjera, jane zgjedhur Sllavko Simiq dhe Fikrim Danka.

Ne fjalimin e tij te pare kryetari Konjufca theksoi: “Faleminderit që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit, faleminderit që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ju garantojmë se si kryesi e kuvendit të Kosovës, që do ti kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”.

Share.