Konjeviq vizitë zyrtare me përfaqësuesit e UE dhe NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq ka udhëtuar për vizitë dyditëshe në Bruksel gjatë të cilës do të takohet me përfaqësuesit e UE dhe të NATO-s. Në ditën e parë të vizitës, Konjeviq do të takohet m drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për drejtësi dhe punë të brendshme të Këshillit të UE, Kristin Roxher si dhe me ndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për sfidat bashkëkohore të sigurisë Sorino Dukaro. Nga MPB është kumtuar se Konjeviq do të bisedojë edhe me ndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështjet politike dhe politikën e sigurisë Trasivullos Teri Stamatokullos. Ai do të takohet edhe me drejtorin për Ballkanin perëndimor në drejtorinë e përgjithshme për bisedime dhe zgjerim të Komisionit evropianë Zhan Erik Pake.

Share.