Deputeti i partisë Social Demokratike dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, paraqiti iniciativën për seancë dëgjimore të Dejan Vukshiq, drejtor I Agjensisë së Sigurisë Nacinale, me temë: “Puna e Agjensisë së Sigurisë Nacinale në dritën e respektimit të të drejtave të garantuara kushtetuese dhe ligjore”. Konjeviq përkujtoi se Vukshiq i tha të përditshmes Vijesti se ka prova se një pjesë e dokumentacionit ishte shkatërruar – dosjet për mbledhjen e të dhënave sekrete pa një vendim paraprak të miratuar në përputhje me Ligjin.
“Ai shpjegoi se ekziston një dyshim i bazuar se disa veprime kanë shkelur rëndë Kushtetutën e Malit të Zi, e cila garanton lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit,” deklaroi Konjeviq në shpjegimin e tij. Ai kërkoi që mbledhja e Këshillit të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur.