Konjeviq në shënjestër të Prokurorisë Speciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i financave Rashko Konjeviq ndodhet nën hetimin e Prokurorisë speciale për shkak të dyshimit për punësime të paligjshme gjatë kohës që kryente detyrën e ministrit të punëve të mbrendshme, lajmërohet nga ky institucion.

Këto hetime kanë filluar si rezultat i akuzave të bëra në Kuvend nga deputeti Millan Knezheviq, i cili e ka akuzuar Konjeviq se prej vitit 2012 deri në vitin 2016 ka punësuar mbi 400 vetë në Ministrinë e punëve të mbrendhme, kryesisht antarë të Parisë Socialdemokrate, të cilës i përket edhe Konjeviq.

Knezheviq në Kuvend ka lexuar edhe inicialet e personave të cilëve Konjeviq u ka nënshkruar vendimet e punësimit ditën e fundit para se të largohej nga detyra.

Share.