Konjeviq: Bashkimi i opozitës është humbje kohe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Partisë Socialdemokrate ,Rashko Konjeviq, ka deklaruar se partia e tij gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e gatshme për dialog, por nuk beson në bashkimin e opozitës dhe për këtë nuk duhet humbur kohë. Sipas tij, partitë qytetare nuk mund të kenë bashkëpunim me ata që bëjnë thirrje për djegjen e Kuvendit. Ai shtoi se në vitin e zgjedhjeve edhe opsioni për bojkot ekziston, por ky duhet të jetë zgjidhja i fundit dhe se përparësi duhet t’i jepet dialogut.

Share.