Konfirmohet takimi i shumë pritur,KURTI-VUÇIQ me 15 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, konfirmon zëdhënësi për Politikë të Jashtme I BE-së, Peter Stano në një konferencë për media.

“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.

Ajo çfarë pritet t’i “përplas” Kurtin dhe Vuçiqin është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e cila është nënshkruar në vitin 2013, për të cilën kryeministri Kurti dha sinjale të qarta se nuk do të mund të themelohet.

Takimi mes tyre në kryeqytetin evropian pritet të përcaktojë nëse negociatat një dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë ose do të ngecin.

 


Share.