Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Mbyllen shkollat dhe linjat me Italinë

0

Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit. Bëhet fjalë për babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Kryeministri Edi Rama me këtë rast ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë ku u diskutuan masat kundër kësaj sëmundjeje. Rama kërkoi që të mblidhen të gjitha të dhënat në lidhje me gjendjen dhe të vlerësohet më tutje se çfarë duhet të bëhet, duke njoftuar  edhe mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe linjave ajrore me Italinë veriore deri më datën 3 prill.

Share.