Konferencë për mbrojtjen nga dhuna në familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër në hotelin “Dolcino” me fillim në ora 11.00, do të mbahet konferenca “Mbrojtja nga dhuna në familje në praktikë-bazuar në studimet e rastit”. Kjo konferencë organizohet në kuadër të  “16 ditëve aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”  të cilën SOS telefoni për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës organizon me përkrahjen e Delegacionit të Unionit Evropian.

Fushata përveç kësaj konference do të përfshijë edhe aktivitete të tjera të cilët do të organizohen në kuadër të projektit “Mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore- kusht për demokraci dhe shtetin e të drejtës”.  Në konferencë fjalën e vet për këtë temë do ta thonë edhe mjaft figura publike, puna e të cilëve është e lidhur ngushtë me problematikën në fjalë.

Share.