Konferencë e përbashkët Nimanbegu-Gjeka, kërrkojnë tërheqjen e akteve dhe ligjeve të dëmshme për diasporën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Kuvendin e Malit të Zi deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar Fatmir Gjeka kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën kanë paraqitur pikëpamjet e tyre mbi Ligjin për Shtetësinë Malazeze dhe fillimin e procedurës për ndryshime në Ligjin për Regjistrat e Vendbanimit të Përhershëm dhe të Përkohshëm, që po zbatohet këto ditë me qëllim që  të rregullohen këto dy lëmi.

Deputeti Nimanbegu në fjalimin e tij në konferencë lidhur me ligjet në fjalë ka deklaruar se këto ndryshime  mund te prekin mbi 30-40 e deri në 60 mijë persona dhe mund të kenë efekt shumë negativë në disa aspekte, duke veçuar dy prej tyre:

1. Ndryshimi i Rregullores mbi vendbanim të përhershëm mund te “lehtësoj” jashtë procedurave te zakonshme, inkuadrimin apo dhënien e Shtetësisë së Malit të Zi të mijëra personave, dhe ato kanë pasoja negative edhe ne regjistrin e zgjedhësëve, dhe ne ketë situatë të polarizuar në MZ sigurisht që do të ngrisë konflikte brenda shoqërisë në nivel të padëshiruar, siç dëshmојме cdo ditë.

2. Së dyti, Në Ligjin mbi Regjistrat mbi Vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm, intenca që me vendim administrativë të bëhet çregjistrimi dhe pastaj “riregjistrimi” i vendbanimit të përhershëm ka të bëjë jo kinse me nevojën e rregullimit të listave zgjedhore por me një iniciativë me qëllime edhe më problematike në lidhje me situatën ku gjendet diaspora jonë, apo edhe qytetarët që në afat kohorë të shkurtër një vjeçar do të pamundësohet të regjistrohen prapë dhe si rezultat i kësaj heqet e drejta e votës.

Ndërkaq deputeti Fatmir Gjeka tha se këto ligje janë përpjekje e manipulimeve zgjedhore dhe kur bëhet fjalë për shqiptarët qartë edhe për përpjekje për ndryshime etnike.

“Një popull historik autokton në Mal të Zi, pra shqiptarët, në këtë mënyrë ndoshta do të binin në nivelin e të ashtuquajturit gabim statistikor. Ne nuk mund dhe nuk do të pajtohemi kurr me dicka të tillë, prandaj i bëjmë thirrje ministrisë kompetente dhe Qeverisë së Malit të Zi të ndalojë lojra të tilla të rrezikshme. Nuk dyshoj që diaspora jonë e përkohshme në një mënyrë adekvate dhe sigurisht me mbështetjen tonë të fortë do të ketë sukses në ruajtjen dhe përmirësimin e të gjitha të drejtave të arritura”, theksoi Gjeka ndër të tjera në konferencën e sotme për media.

Deputeti Genci Nimanbegu i ftoi shoqatat e diasporës  që të përkrahin qëndrimin e të dy deputetëve shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe të ngrisin zërin si te faktori ndërkombëtar ashtu edhe drejtë regjimit në pushtet në Mal të Zi.

“Ne do të jemi në mbrojtje të drejtave të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, si këtu ashtu edhe në diasporë por tani e vlerësojmë që është momenti të aktivizoheni dhe të na mbështetni fuqishëm në qëndrimet tona”, përfundoi Nimanbegu. /TV Teuta
Ilmira Lika
Share.