Konferenca donatore për Otrant-Olimpik më 27 tetor

0

Sot në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, u mbajt një konferencë për media në të cilën morën pjesë edhe stafi i klubit Otrant-Olimpik. Gjendja financiare e klubit dhe tentativat për të dalë nga situata ishin temat e vetme të kësaj konference. Kryetari Nrekiq njoftoi se për shkak te bllokimit te xhirollogarisë, kjo e fundit i ka duart e lidhura dhe nuk ka mundësi të ndihmojë klubin për momentin, por më 27 tetor do të organizohet mbrëmje donatorë për të ndihmuar klubin. Presidenti i klubit Nexhat Hasanaga, u bëri thirrje të gjithë afariste, sidomos atyre nga diaspora, e që të shpetojnë Otrant-Olimpik dhe tu mundësojnë rreth 200 fëmijeve që të vazhdojnë ëndrrën e tyre.

Share.