Koncerti virtual “One World: Together At Home” grumbullon 127.9 milionë dollarë kundër përhapjes së COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Yje të mëdha botërore mbrëmjen e të shtunës kanë punuar së bashku në koncertin unik të titulluar “One World: Together At Home”.

Koncerti bamirës u organizua nga këngëtarja Lady Gaga, ku fillimisht nuk ishte menduar si opsion për të mbledhur fonde.

Shfaqja përfshinte artistë të ndryshëm sikurse, Taylor Swift, The Rolling Stones, Paul McCartney, Elton John, Sam Smith e Rita Ora, që të gjithë kënduan hitet e tyre më të mëdha, ndërsa yjet si David dhe Victoria Beckham dhanë mesazhe mbështetjeje.

Global Citizen, një lëvizje që përpiqet t’i japë fund varfërisë ekstreme , shkroi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter: “127.9 milionë dollarë për lehtësimin COVID-19. Kjo është fuqia dhe ndikimi i ‘Një Bote’”.

“Faleminderit Lady Gaga që ndihmuat Global Citizen të krijojë këtë ngjarje historike globale të transmetimit. Për të gjithë në mbarë botën: Qëndroni të fortë, rrini të sigurt, do të jemi së shpejti bashkë”, u tha më tej.

Share.