Komuniteti Shqiptar në New York shënoi 105 jetorin e Kryengritjes së Malësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 9 prill 2016, ditën e shtunë, Shoqata “Malësia e Madhe” në vazhdën e aktiviteteve të veta, në përkujtimin e datave të shënuara me rastin e 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, organizojë në nder të 6 Prillit, një mbrëmje festive, në Bronx- New York.

Në këtë mbrëmje festive, morën pjesë edhe mysafirë nga vendlindja dhe komuniteti shqiptarë, përfaqësues të shtetit të Kosovës, klerikët dhe personalitete të njohura të komunitetit tonë : Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në New York, Dom Pjetrit Popaj, mysafiri nga Shqipria professor doktor Gjok Uldedaj, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Veprimtaria, u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx,  Angjel e Suzana Juncaj.

Share.