Komuna do të sigurojë kompletet e librave për nxënësit e klasave të para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit  këtë vit do të financojë kompletet e librave  për nxënësit e klasave të para . Përgatitejt e duhura kanë kohë që kanë filluar dhe të hënën do të mbahet  takimi me katër Drejtorat e shkollave të qytetit , ku do të caktohen dhe  obligimet për sejcilin subjekt .

Sipas asaj që shkollat  kanë ofruar , komuna do të sigurojë 246 komplete për nxënësit e klasës së parë  me mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën zyrtare. Ndarja e kompleteve do të bëhet  ditën e parë të shkollës.

Ky aksion është një ndihmë modeste nga ana e Komunës , për të gjithë prindërit që këtë vit  përcjellin femijët e tyre  për të parën herë në bankat e shkollës.

Share.