Komuna shpall thirrje për emërimin e 2 antarëve nga OJQ-të

0

Në bazë të nenit 8 , paragrafi 2, të Vendimit për kriteret , mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare,  kryetari i Komunës Nazif Cungu ka shpallur thirrje publike për propozimin e dy antarëve  si përfaqsues të organizatave joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi, me seli në Ulqin, në Komisionin për ndarjen e mjeteve.

Në këtë komision nga një organizatë joqeveritare mund të kandidohet vetëm një përfaqsues, kurse organizata duhet të jetë e regjistruar së paku një vit më para thirrjes publike. Propozimet dorëzohen në zarf të mbyllur në Zyrën për qytetar ose nëpërmjet postës në adresën e Sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore.

Share.