Komuna: Në vjeshtë tenederi për investimet në ujësjellës

Komuna: Në vjeshtë tenederi për investimet në ujësjellës

0

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi me perfaqësuesit e bankës Gjermane për zhvillim – KFW dhe përfaqësueve të kompanisë së përbashkët për konsulencë-koordinim për furnizim me ujë dhe grumbullimin e ujërave të ndotur për bregdetin e Malit të Zi – SHPK Vodacom. Tema e takimit ishte realizimi i projektit të furnizimit me ujë dhe grumbullimi i ujërave të ndotur në komunën e Ulqinit. Kryetari i Komunës, Loro Nrekiq tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për Komunën e Ulqinit dhe të gjithë shërbimet e Komunës janë maksimalisht të angazhuara që realizimi të fillojë sa më parë.

Ushtruesja e detyrës e drejtorit ekzekutiv të Vodacomit, Nada Krivokapiq tha se momentalisht janë paraqitur disa probleme me kompaninë e cila duhet të bëjë revidimin e projektit për shkak të shqyrtimit të ndyshëm të ligjit të ri për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve, por beson se është në rrugë të mbarë që kjo do të zgjidhet. Ajo shtoi se pret publikimin e shpalljes së tenderit për fillimin e punimeve në shtator ose tetor të këtij viti. Inxhinjeri kryesor i KFW bankës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Dirk Vallerien tha se për bankën është me rëndësi që projekti të jetë i qëndrueshëm në kuptimin që ndermarrja Ujësjellës-kanalizim e Ulqinit të ketë të ardhura të mjaftueshme për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sistemit të ri pas ndërtimit të tij.

Please follow and like us: