Komuna i ofron Qeverisë tokën atraktive në këmbim të daljes nga borxhi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit do të kalojë në pronësi të Qeverisë së Malit të Zi tokën atraktive në mes ish hotelit Galeb dhe Albatros, në këmbim të shumës prej 3 milionë eurove, dhe garancisë në banka për 2 milionë të tjera në formë kredie, njoftojnë mediat e vendit. Bëhet fjalë për rreth 8.000 metër katrorë në një prej lokacioneve më me vlerë në të gjithë qytetin, në zonën e njohur si Pylli i Pishave. Kjo marrëveshje u arrit në takimin që përfaëqsuesit e Komunës dhe partive politike që përbëjnë shumicën, patën para disa ditëve në Podgoricë me përfaqësuesit e Qeverisë. Xhirollogaria e Komunën e Ulqinit ndodhet e bllokuar për shkak të borxhit prej rreth 6 milionë euro ndaj kompanisë Rekreaturs.

Share.