Komuna , financim 50 % për shtrimin e rrugëve në lagjet e qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit ka shprehur gatishmëri për financim 50 % të riparimit të rrugëve në lagjet e Ulqinit.  Sekretari për çështje komunale Avdulla Dervishi për Televizionin Teuta deklaroi se propozimet nga ana e qytetareve duhet të drejtohen në adres të shërbimit për veprimtari komunale. Ai shtoj se puntorët gjegjës do të dalin në teren dhe do të vlersojnë rrugët e propozuara.

Afati kohorë për paraqitjen e kërkesave nga ana e qytetarëve sekretari Dervishi  tha se është deri në fund të muajit prill, ndërsa punimet do të fillojnë në muajin shtator. Dervishi shtoj se presim një interesim të lart nga ana e qytetarëve duke u nisur nga ajo se në vitin 2012 në të njëjtën mënyrë janë shtruar rreth  4 km rrugë.

Share.