Komuna e Ulqinit:Thirrje publike për qiramarrje të tokës për objekte të përkohshme

0

Komuna e Ulqinit ka shpallur thirrje publike për dhënien me qira të tokës për ngritjen e objekteve të përkohshme në bazë të planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016.

Me qira jepen lokacionet që janë të cekura në tabelat të publikuara në faqen e internetit të komunës së Ulqinit (www.ul-gov.me). Qasja në tabelë mund të kryhet direkt, çdo ditë pune, në zyren 73 në ndërtesën e komunës. Objekti i shpalljes publike janë 103 vende për ngritjen e objekteve të përkohshme dhe 6 parkingje publike.

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura-vulosura çdo ditë pune nga ora 09 deri 14, duke filluar nga 25.3.2016. deri 8.4.2016 ne ora 11.00, drejtpërdrejtë në biron e qytetarëve të Komunës së Ulqinit.

Ftesa publike do të publikohet në të përditshmen “Dan”, në faqen e internetit të komunës së Ulqinit www.ul-gov.me dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit.

Hapja publike, me prani të të gjithë ofertuesve ose përfaqësuesëve të tyre të autorizuar do të mbahet më 8.4.2016. , në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, duke filluar nga ora 12.00

Share.

Comments are closed.