Komuna e Ulqinit: Takim me përfaqësuesit e Drejtorisë së tatimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët e Komunës së Ulqinit janë takuar sot me përfaqësuesit e Drejtorisë së tatimeve , me të cilët ndër të tjera është dikutuar edhe në lidhje me karavanin tatimor i cili me 26 prill do të jetë prezent në Ulqin.

Sekretari për ekonomi Milazim Mustafa tha për televizioin Teuta se qëllimi i këtij karavani do të jetë informimi i qytetarëve në lidhje me disa rregulla të reja në sferën e obligimeve tatimore, dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që të marrin pjesë në këtë ngjarje e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal me 26 prill me fillim në ora 13.00.

Share.