Komuna e Ulqinit shpall thirrje publike për qiradhënien e lokacioneve për objektet e përkohëshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit ka shpallur thirrje publike për dhënien me qira të lokacioneve për objektet e përkohëshme. Komisioni për aplikimin e procedurave të thirrjes publike ka publikur listën e lokacioneve ku mund të vendosen objektet e përkohëshme për periudhën 2019-2023, në zonat I,II,III,V, VII, si dhe zonat IXa dhe IXb. Lokacionet jepen me qira prej me 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2020, me mundësi të shtyrjes deri në përfundim të Planit për vendosjen e objekteve të përkohëshme. Ofertat duhet të dorëzohen deri më 24 janar të këtij viti, prej orës 9.00 deri në orën 14.00 në Byronë qytetare pranë Komunës së Ulqinit, kurse të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat fizik, juridik dhe sipërmarrës të regjistruar në Komunën e Ulqinit, përveç të punësuarve në administratën lokale. Kriteri kryesor do të jetë shuma e ofruar, kurse hapja publike e ofertave të arritura do të bëhet më 24 janar në ora 12.00 në sallën e madhe të Kuvendit Komunal.

Share.