Komuna e Ulqinit: Për 100 ditë është arritur stabilizimi i financave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët më të lart të Komunës së Ulqinit mbajtën sot një konferencë për media me rastin e 100 ditëve të pushtetit të ri lokal, në të cilën cekën arritjet më të rëndësishme  gjatë kësaj periudhe. Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se qëllimi kryesor i formimit të pushtetit të ri ishin ndalimi i keqpërdorimeve të mjeteve financiare dhe stabilizimi i financave, çka është arritur në një kohë rekord.

Gjithashtu në këtë periudhë me një dinamikë të shpejtë është bërë edhe pagesa e mjaft borxheve ndaj të punësuarve dhe kontraktuesve, çka do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq u shpreh i kënaqur me funksionimin e Kuvendit Komunal dhe pushtetit të ri në përgjithësi, dhe njoftoi me optimizëm se kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet e reja lokale.

Ne vazhdim mund te lexoni deklaraten e plote:

Të nderuar të pranishëm,

U bënë 100 ditë  nga qeverisja e koalicionit të gjërë  në Komunën e Ulqinit.

Unë  jam i vetëdijshëm që 100 ditë janë shumë pak  për të përmbushur  të gjitha pritshmëritë, por  besoj se pritshmërinë e parë e kemi realizuar  e ajo është rikthimi i  vetëbesimit –ky ka qenë synimi im primar dhe i ekzekutivit që drejtoj.

E kam theksuar dhe përsëri e theksoj  se jemi përkushtuar  për  tranparencë të plotë dhe për vendosjen e një modeli tjetër të  qeverisjes. Kur them këtë kam parasyshë, ndalimin e shperdorimit  të mjeteve pa  kriter , reduktimin e shpenzimeve, udhëtimeve , dijetave , dhe të gjitha ato që rëndojnë buxhetin.

Mbase  është mirë që në vazhdim të flasim  me gjuhën e fakteve dhe shifrave .

Gjatë kësaj  kohe  je si pushtet  vendorë kemi qenë të fokusuar në shumë fusha Nuk dëshiroj tju lodh me atë se në cfarë  gjëndje kemi hasur  ne sektorin e financave, sa kanë qene borxhet ndaj kontaktorëve, ndërmarrjeve publike  fondeve, pagat e pashlyera, kontributet dhe shume  te tjera të  ngjashme me keto.

Më poshtë  mund të shihni konkretisht se cilat kanë qenë hapat  që kemi ndërmarre, shpenzimet që kemi shlyer, obligimet dhe detyrimet që i kemi realizuar dhe të tjera që na presin.

Të nderuar qytetarë, jam i vetëdijshëm  se edhe shumë punë të tjera na presin.

Tani jemi të fokusuar në  përgatitjen dhe përcjelljen e sezonin turistik. Lus të gjithë  qytetarët dhe  përfaqësuesit e medijeve të angazhohemi dhe të japim ndihmesën tonë që rezultatet të jenë sa më të mira.

Në vjeshtë na presin punë të shumta.

GJENDJA  NË KOMUNËN E UlQINIT

I – GJENDJA FINANCIARE  NË KOMUNËN E ULQINIT

Sic Ju është e njohur komuna e Ulqinit tesh një kohë të gjatë  ndodhet në një gjendje shumë të vështirë financiare.Edhepse kemi ndërrmarrë një sërë aktivitetesh që shkojnë  në drejtim të konsolidimit ,rezultatet  nuk mund të priten në një kohë të shkurtër. Janë reduktuar  pothuajse të gjitha  shpenzimet  por ne ende nuk jemi të kënaqur  me të arriturat ,Një gjë është e sigurtë që jemi në rrugën  e duhur dhe të sigurtë .

Ne vazhdim  do tju prezantoj  disa nga rezultatet  qe i kemi arritur brenda  këtyre 100 ditëve:

Atë që parasëgjithash dëshiroj  tju njoftoj  është fakti që komuna për ditën e sotme i huazon punëtorëve vetm  dy paga të pashlyera .

Jam i sigurtë që edhe ata do te jenë të shlyhen  në një kohë optimale.

Ju, rikujtoj që në këtë interval prej 100 ditëve unë dhe bashkëpunëtorët e mij  kemi pasur sukses të shlyjme 8 paga të  punëtorëve.

Po ashtu për NP që financohen nga buxheti  janë paguar nga 5 ose 6 rroga , pasi  disa nga ta kanë  qenë në bllokadë  nga ana e anëtarëve të  këshillave  drejtues , për këtë  nuk kemi qenë  në  gjendje që të gjithëve njëkohësisht  ti paguajmë  të ardhurat.

Dëshiroj të theksoj që komuna në periudhën e ardheshme  do të paguaj  për Agjencinë  për rindërtim  dhe zhvillim mjetet  për shërbimet  dhe punët që kanë bërë  për komunën  dhe në këtë mënyrë  të krijohet pavarësia e Agjencisë .

Gjatë kësaj kohe  kemi pasur sukses  që me kontraktorë të ndyshëm  të  arrijmë marëveshtje  për dinamikën e pagesave me cgjë kemi bërë shmangjen e bllokadave  te llogarise rrjedhëse.

Në vazhdim do tu prezantojmë  disa nga pagesat  që ka bërë komuna e Ulqinit:

  1. Mbyllja e obligimeve  kreditore :             387.678,81 €

Komuna në këtë periudhë  ka mbyllur  obligimet kreditore  në tri banka  Erste bank,  Atlas Bank dhe një kredi  tek Fondi investues  për zhvillim  Obligimet tona në baze të  kredive  kanë qenë tek  Erste banke 4.070534.71 €  dhe krediti  tek IRF 540.837,50.

  1. Pagat e të punësuarve  në komunë  Gusht 2015– Mars 2016                  056.560,56 €

Për këtë periudhë  kemi paguar 8 rroga  dhe  në vitin 2016  sejcilën pagë  e kemi paguar  me kontribute.

  1. Pagesat e obligimeve të ndryshme ndaj kontraktorëve  127.753,87 €

Në këtë pjesë  do të vecoja disa  nga pagesat  e rëndësishme  dhe atë  :

Pagesa ndaj Elektroekonomisë 172,190,55 €  me ta  kemi nënshkruar  të cilën rregullisht e  rrespektojmë

Pagesa ndaj NP Veprimtaritë komunale  me vlerë  147756.25 €,kjo gjë ka bërë që kjo ndërmarrje  të  ketë rezultate  të mira në mirëmbajtje të pastërtisë  dhe në hapsirat e gjelberta  në qytet.

Pagesa ndaj Vodacomit  109,933,00 €, me këtë  krijohen kushtet  për fillimin e investimit  nga ana e Bankes KFW me vlerë  prej 20.000.000,00€

Pagesa  ndaj Ujësjellësit regjional 52.268,64 €, e kjo i kontribuon furnizimit normal me ujë gjatë sezonit turistik

Me  këto ndërmarrje  si dhe me NP Ujsjellës dhe kanalizim  ka ardhur deri tek barazimi  i kartelave  me cgje ne mënyre precize eshte berë dhe  vlera e borxhit dhe kerkimeve.

Po ashtu për ndërtimin e shkollës  në Sukubinë  kompanisë Artek Doo i  janë paguar  25.000,00 €, me cgjë është mundësuar vazhdimi i punimeve në këtë objekt. Po ashtu  të njëjtës kompani i janë paguar 25.000.00 euro, por ketë rralle nga mjetet ediaspores, pasi sic dihet ky është një projekt trilateral.

Kompanise Novi Volvox  i është bërë një pagese 32.036,84  me këtë  krijohen kushte  për  dislokimin e familjeve  nga lokaliteti  i Jadranit dhe hapet mundësia e  ndërtimit të kompleksit  hotelerier në kete  lokacion.

Po ashtu  janë bërë pagesa  ndaj  T-com, Postës MZI  Fondit për dëme Urban Projektit Inkoplanit , Montenegro porjektit , Eko Boka  për  ndërtimin  e dokumentacioneve te planimetrise Mezonit , Putevima Bar, Milla Milla, Elko Team doo,  Elko doo për punët që kanë bërë në komunën e Ulqinit , si dhe ndaj kontraktorëve  ndaj të cilëve komuna ka pasur obligime.

  1. Pagesat për kompensimet  e punëtorëve të Komunës                                623,68 €

Komuna  ka paguar  kompensime  për 15 punëtorë  ne vleren 170.000,00 € si dhe  masën prej 53,623,68 € për punëtorët të cilët  më herët kanë lëshuar  vendet e tyre të punës  me marrjen e  12 pagave , këtu  na duhet të sigurojmë mjete  edhe per  12 punëtorë në masën  rreth 30.000,00 €, mjete këto që do ti shlyejme ashtu sic kemi thenë deri  në fund të sezonit turistik

  1. Pagesa për kompensimet ne ndërmarrjet publike                                      000,00 €

I janë paguar NP  Veprimtaritë Komunale  për 22 punëtorë , që kanë lëshuar vendet e punes, NP Ujësjelleës dhe kanalzim  për 11 punëtorë  NP per kultivimin e egërsirave   për 4 punëtorë si dhe SHPK RTV Ulqini  për një të punësuar ë

Presim arritjen e mareveshtjes me NP Qendra për kulture  dhe numrin e saktë  të punëtorëve  dhe pagesat që duhet berë atyre.

  1. Pagat dhe blokadat Ndërmarrjeve publike                                       190,00 €

Sic e theksuam  për NP Qendra për kulturë  ,RTV Ulqini, Qendrën  për femije Sirena,   i kemi paguar nga gjashtë paga , ndersa per NP per kultivimin e  egersirave  5 për shkak të blokadës  po aq  i janë paguar dhe Agjencise  për rindërtim  për faktin se  pagesat e tyre  bëhen   nga ana e komunës pas mbërritjes së tyre.

  1. Për punë me kontrata  janë paguar                                                            951,28 €

Në këtë formë ka qenë  i punësuar  një numër i madh  i personave , ne kemi zvogëluar dukshëm  numrin  e tyre dhe  do të kemi qasje te vecante  ndaj sejcilit  që është punesuar ne kete formë.

  1. Subjekteve politike                                                                                      608,57 €

Borxhet ndaj subjekteve politike kane qene teper te medha  dhe kane kaluar shifrën  180.000,00 € Ne kemi pasur sukses  që të shlyejme  borxhet për vitet  2013,2014 .me të njëjtn tempo do të vazhdojmë edhe për vitet ne vijim.

  1. Pagat e keshilltarëve                                                                                    205,00 €

Për këshilltarë janë paguar  pagat  për katër muaj të vitit 2015, llogaris qe shpejt do të vazhdojmë të shlyejmë dhe muajt e tjere.

  1. Për sport në bazë të aktvendimeve  kemi paguar                                         561,50 €

Mjetet për sport janë ndarë në bazë të aktvendimeve  dhe shpresojmë  që Komisioni  i ngritur do të analizojë sejcilin aktvendim , po  ashtu  thirja  publike që kemi berë  për finansimin e veprimtarive sportive  dukshëm do të avansoje  sportin në komunën tonë.

Kur jemi tek sporti shfrytezoj rastin qe  të përgezoj të rinjtë tanë  për suksesin dhe hyrjen ne ligen e dyte ne futboll.

  1. Sektorit OJQ                                                                              440,00 €

Pagesat janë bërë  nga konkurset e viteve të mëhershëm  dhe shpejt  do të formojmë komisionin e ri  per aplikimin e  thirjes publike  për ndarjen e mjeteve  për OJQ –të

  1. Ndihma sociale                                                                                            474,98 €

Ndihma sociale eshte dhënë në bazë të  aktvendimeve  dhe me këtë praktikë komisioni  do të vazhdojë  sipas  kriteriumeve të miratuara.

Në mes të tjerave, janë realizuar edhe këto aktivitete:

  • Realizimi I sanimit të pjesërishëm të kalldramit me qëllim të mospengimit gjatë sezonit turistik.
  • Arritje e marrëveshtjes për largimin vullnetare nga vendi I punes per 59 punetore te Komunes se Ulqinit dhe pagesa e kompensimeve per to
  • Pagesa e bursave te studentave për vitin 2014
  • Sigurimi i tokës per sistematizimin e bagetive të lëshuara
  • Marrja e obligimeve nga NK “Pastrimi” ndaj Deponisë sanitare ne shumen   000,00 EUR
  • Pagesa e shumës 230.000,00 EUR NP “Pastrim” për pagesën e kompensimeve të punëtorëve
  • Arritja e marëveshtjes për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në shumë prej 37.000,00 EUR
  • Ndarja e mjeteve për rregullim të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta.
  • Arritja e marrëveshtjes për mirëmbajtje të pastërtisë në qytet ne shumë prej 240.000,00 EUR.
  • Shlyerja e obligimeve ndaj Vodakomit ne shumë prej 100.000,00 EUR
  • Nenshkrimi i marrëveshtjes me Vodakom për shlyerjen e obligimeve të mëparshme gjatë periudhës së 12 muajve të ardhshëm
  • Shlyerja e obligimeve për kompensimet ndaj 11 punëtorëve të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” në shumë prej 130.000,00 EUR
  • Shlyerja e obligimeve ndaj Ujësjellësit Regjional në shumë prej 53.000,00 EUR
  • Marrja përsipër e obligimeve të mëparshme prej 200.000,00 EUR ndaj Ujësjellësit Regjional
  • Rregullimi i semaforëve të qytetit
  • Përgaditja e elaboratit per eksproprijimin e tokave ku do kalojë sistemi i ri i kanalizimit i cili do të rregullojë pjesërisht problemin e Port Milenës.
  • Formimi I komisionit për finansim të klubeve të sportit dhe transferimi I mjeteve të para për klubet ne shumë prej 3.550,00 EUR
  • Ndihma ndaj K.F. Otrant-Olympic në shumë prej 8.700,00 EUR për ngjitjen në kategorinë e 2. Të Malit të Zi.
  • Investimi në ndriçim publik me shumë prej 13.000,00 EUR
  • Vendimi për rregullimin  e komunikacionit  në teritorin e komunës së Ulqinit
  • Kontrata për lyerjen e shtyllave  të ndricimit publik
  • Kontata për përkujdesjen  e kafsheve endacake
  • Kontrata për mirembajtjen endicimit publik
  • Deponia – Hije – inkorporohet në Programin  e objekteve të perkoheshëm  për  vitin 2016
  • Tenderimi për ndertimin e parmakëve  tek ambulance e  vjeter  tek Holegro
  • Kontrata për mirembajtjen e  semaforave në qytet
  • Kontrata për pastrimin e  mbetjeve  tek objekti  I hotelit Jadran
  • Kontrata për pastrimin  e bedenave  ne Kala

 

Share.