Komuna e Ulqinit organizon mbrëmje donatore për KF Otrant –Olimpik

Komuna e Ulqinit organizon mbrëmje donatore për KF Otrant –Olimpik

0

Më 29 gusht në  ambientet  e hotelit Olimpik, komuna e Ulqinit  organizon mbrëmjen donatore në mbështetje të KF Otrant –Olimpik. Në mbrëmje  janë ftuar përfaqësues të  institucioneve  afaristë dhe sipërmarrës të fushave të ndryshme, pronarë të plazheve, dhe dashamirë të sportit. Në sezonin e shkuar të rinjtë e tubuar rreth Klubit Futbollistik Otrant –Olimpik na dhuruan ndeshje mbresëlënese  dhe  fitore të njëpasnjëshme që na mbushen me krenari. Edhe këtë sezon klubi e ka  nisur mbarë. Komuna e Ulqinit gjatë pushimit veror  ka  ndermarrë një sërë aktivitetesh  në përmirësimin e kushteve në ambientet  sportive të klubit.Mirëpo kjo dhe  funksionimi  normal  kërkojnë mjete  të konsiderueshme. Komuna  është e bindur që  thirjes  për të ndihmuar KF Otrant –Olimpik  edhe këtë rradhë do ti  përgjigjet një  numër i madh  i afaristëve  të qytetit tonë. Mbëmja e donatorëve do të jetë dhe një rast i mirë  për të falenderuar të gjithë ata që  kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë  sportin dhe të rinjtë tanë të talentuar por, dhe për të evokuar kujtime nga  sporti i futbollit në Ulqin i cili ka një traditë të gjatë.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter