Komuna e Ulqinit merr mendim negativ për llogarinë përfundimtare të vitit 2018

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucioni Shtetëror i Auditimit ka dhënë mendim negativ për llogarinë përfundimtare të Komunës së Ulqinit për vitin 2018, për çka kanë dhënë që taporti ti bëhet i njohur Qeverisë, Ministrisë së financave dhe Ministrisë së administratës publike. Sipas këtij instituti, Komuna e Ulqinit ka shkelur ligjin në shumicën e aktiviteteve të veta, ka bërë paraqitje të gabuar të raporteve financiare, nuk ka evidentuar si duhet objektet e ndërtuara ilegalisht, ka bërë organizim jo të duhur të pagesës së taksës turistike, nuk ka kryer obligimet ndaj të punësuarëve , dhe as ka dërguar raportet e duhura drejt insitucioneve përkatëse. Përveç të gjitha këtyre parregullsive, bie në sy mos kryerja e obligimit ndaj të punësuarëve në pjesën e pagesës së kontributeve , e cila u krijon vështirësi sidomos atyre që janë para pensionimit.

Share.