Komuna e Ulqinit humb miliona si pasojë e mosrespektimit të akteve ligjore për vjeljen e tatimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa nga vetëqeverisjet lokale në Mal të Zi, ndër të cilat edhe Komuna e Ulqinit,  nuk respektojnë aktet ligjore dhe nënligjore për vjeljen dhe regjistrimin e të hyrave nga tatimet.

Institucioni Shtetëror  i Auditimit ka përcaktuar se qëllimi dhe karakteri i parregullsive dhe mangësive të identifikuara në mbledhjen dhe regjistrimin e të ardhurave të qeverisjeve lokale në komunat Andrijevica, Berane, Gusinje, Herceg Novi, Kolašin, Mojkovac, Nikšić, Plav, Podgorica dhe Ulqin janë të tilla që nevojitet  t’i rekomandojnë Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Administratës Publike të marrin masa për krijimin e një kuadri të qëndrueshëm dhe llogaridhënie në menaxhimin e financave publike.

Është arritur në përfundimin se sistemi i regjistrimit dhe mbledhjes së të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes vendore nuk funksionon sa duhet në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore. Për shkak të këtyre parregullsive dhe lëshimeve, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nuk mblidhen ose vjetërsohen, ndërsa në të njëjtën kohë shteti u dha këtyre komunave 63 milionë euro vetëm në vitin 2019 për të mbuluar vrimat në buxhetet e tyre.

Në fund të vitit 2019, Komunës së Ulqinit qytetarët i kanë borxh 8.6 milionë euro në formë të tatimeve në patundhsmëri,  që është 1.4 milionë më shumë se në fund të vitit 2018. “Komuna nuk respekton afatin ligjor për sjelljen e vendimit për tatimin në patundshmëri, deri më 30 prill të vitit aktual, por e miraton  atë në fund të korrikut për vitin të cilit i referohet”, thuhet në raportin e auditorit.

Share.