Komuna e Ulqinit dhe OJQ MogUl po vazhdojnë me projktin mbi zhvillimin e bujqësisë

Komuna e Ulqinit dhe OJQ MogUl po vazhdojnë me projktin mbi zhvillimin e bujqësisë

0

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me OJQ MogUL në kuadër të projektit ‘’The feminine side of quality’’ të mbështetur nga Bashkimi Europian e që realizohet në partneritet me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkisë së Rrëshenit në Shqipëri mbajten takime informuese në të gjitha zonat e teritorit të Ulqinit duke filluar me Shasin, Krythen, Shtojin dhe në Ulqin.Menaxherja e projektit Vjollca Lika Çobaj u shpreh për të pranishmit se kjo iniciativë ka për qëllim që të nxisë punësimin e grave të cilat përballen me papunësi më të madhe se meshkujt por edhe paga më të ulëta. Duke pasur parasysh se Komuna e Ulqinit ka traditë në përpunimin e prodhimeve bujëqësore, atëherë ky projekt do të synojë që këto potenciale të zhvillohen në drejtim të pjesmarrjes sa më të madhe të grave në tregun e punës.

Se cilat janë planet e Komunës së Ulqinit për bujqësinë dhe se çka do të bëhet në këtë drejtim foli sekretari nga Sekretariati për ekonomi në komunën e ulqinit Agron Ibrahimi, ku ndër të tjera vlen të ceket se Komuna e Ulqinit ka në plan të ofrojë subvensionime për bujqit deri ne 80% e ndërsa për ata të cilët me këtë veprimtari fillojnë në moëshëm 25 vjeçare sanksionimi do të jetë 100 % u shpreh Ibrahimi.

Prezent në takime ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku Dubrovka Radulloviq – këshilltare për ullishtari u shpreh se ky është moment që duhet të shfrytëzohet pasi të gjithë po i kthehemi konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme.Radulloviq gjithashtu foli edhe për ndihmën që ofron Minsitria e Bujqësisë.

Merisa Çekiq – shefe e dikasterit për kualitet pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u shpreh se kjo nuk është një temë e lehtë të flitet me ata të cilët prodhojnë në sasi të vogël, pasi gjithmonë tek ta qëndron vështirësija më e madhe për të depërtuar në treg.

Nga OJQ Mogul foli drejtori ekzekutiv Xhemal Peroviq i cili u drejtua se ato do të jenë në ndihmë të të gjitha amvisnive me qellim që produktet vendore ta gjejnë tregun e shitjes.

Nga BKA foli kryetari Kabil Kurti i cili tha se qellimi i tyre është avansimi i bujqësisë në trevën e Anës së Malit.

Inxhinjeri i agronomisë Budimir Mugosha u shpreh se Ulqini i ka të gjitha kushtet për zhvillimin e bujqësisë vetëm duhet të dimë se si ti shfrytëzojmë ato.

 

Please follow and like us: