KOMUNA E ULQINIT APELON TEK QYTETARET PER KUJDESJE MAKSIMALE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

KUMTESË PËR OPINION – KOMUNA  E  ULQINIT

Në pritje të kushteve të papershtatshme të motit, temperaturave ngrirëse,  akullit dhe erës se stuhishme veriore, e paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe Drejtorisë  për situata të jashtëzakonshme, të gjitha shërbimet kompetente në komunën e Ulqinit, kanë  ngritur  nivelin e gatishmërisë operative me qëllim të veprim në kohë dhe në mënyrë efikase.

Apelojmë te qytetarët për të siguruar  amvisëritë e tyre  dhe instalimet e ujesjellësit, si  dhe të mos  nisen në udhëtime pa pasur nevojë të pashmangshme, por  në qoftë se ata vendosin të udhëtojnë, duhet të përdorin pajisjet dimërore.

Share.