Komuna e Tuzit në mënyrë të detyruar merr gjysëm milioni euro nga kompania “Plantazhe”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tuzit përmes rrugës ligjore ka detyruar kompaninë “Plantazhe” që ti paguajnë rreth 534 mijë euro, si formë borxh për shfrytëzimin e tokës. Afati për shlyerjen e borxhit prej 624 mijë euro ka skaduar me 30 nëntor kurse kompania  komunës i ka paguar vetë 100 mijë euro dhe kanë inicuar ankesën ndaj akt vendimit. Duke pasur para sysh se ankimimi nuk e shtynë procedurën, Komuna e Tuzit ka miratuar vendimin për pagesën me dhunë dhe e ka vazhduar afatin i cili nuk ishte respektuar. Kryetari i komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj ka sqaruar më herët  se kompania në fjalë me dekada ka paraqitur vlerë të detyrimit tatimor shumë më të ulët se ai real për të evituar pagesën e duhur.

Share.