Komuna e Tuzit ndan buxhetin vjetor per klubet sportive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në ambiente e ndërtesës së Komunës së Tuzit, më 26.05.2021, në bazë të konkursit publik u nënshkruan kontratat me klubet sportive të Malësisë, fituese të konkursit në fjalë, për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.
Nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2021 në bazë të konkursit publik dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj, ndarja e mjeteve financiare për klubet sportive është bërë si në vijim:
1. Taekwondo klub ,,Besa” 11.000,00 €
2. Klubi i futbollit ,,Malësia 2010” 9.000,00 €
3. Taekwondo klub ,,Alba” 4.300,00 €
4. Klubi i futbollit ,,Tuzi” 4.300,00 €
5. Xhudo klub ,,Tuzi’’ 1.400,00€
Z. Gjeloshaj premtoi përkrahje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi, jo vetëm të atyre klubeve, themelues i të cilave është Komuna, por edhe atyre private, me qëllim mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive. Kurse, klubeve fituese ju uroj suksese në punën e tyre në vazhdim.
Duhet theksuar gjithashtu se këtë vit buxheti për klubet sportive në krahasim me vitet e kaluara, ku në 2019 nga buxheti i komunës së Tuzit janë ndarë vetëm 9.000.00€, në 2020 – 18.000.00€, këtë vit buxheti pothuajse është dyfishuar, gjegjësisht për vitin 2021 janë ndarë 30.000.00€.
Komuna e Tuzit!
Share.