Komuna e Tuzit ndan 3.000 euro ndihmë për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tuzit ka vendosur të ndajë 3.000 euro ndihmë për Shqipërinë me rastin e tërmetit shkatërrues që deri tani ka lënë pas 16 viktima dhe qindra të plagosur. Gjithashtu më 28 Nëntor me rastin e manifestimit për Ditën e Flamurit, në QIK Malësia do të bëhet grumbullimi i donacioneve të qytetarëve për të ndihmuar familjet e goditura nga tërmeti, kanë njoftuar nga Komuna e Tuzit.

Share.