Komuna e Tuzit instalon programin për donacione me qëllim zhvillimin e komunës

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka njoftuar se ky institucion ka instaluar programin e veçantë i cili mundëson donacionet si nga vendi ashtu edhe diaspora, me qëllim zhvillimin e kësaj komune. Sipas Gjeloshaj, të gjitha mjetet do të jenë publike dhe transparenca e shpenzimit të tyre do të jetë në maksimum.  Ai si kryetar njoftoi se do të jetë i pari që do të ndaj 10% të të ardhurave mujore për këtë qëllim dhe bëri thirrje që sipas mundësisë edhe ët tjerët të ndjekin këtë shembull.

Share.