Komuna e Tuzit festoi njëvjetorin si komunë e pavarur

0

Komuna e Tuzit mbajti dje më 1 shtator një manifestim solemn me rastin e Ditës së Komunës, ku të pranishëm ishin edhe mysafirë nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët në rajon. Në hapjen e ceremonisë, të pranishmit i përshëndetën kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe kryetari Nik Gjeloshaj, të cilët potencuan rëndësinë e formimit të kësaj komune të pavarur dhe shprehen besimin se Komuna e Tuzit do të jetë një histori suksesi si nga ana politike ashtu edhe nga ajo ekonomike. Me rastin e Ditës së Komunës, mesazhe urimi përcollën drejtuesit më të lartë të Malit të Zi, si presidenti Gjukanoviq dhe kryetari i Kuvendit Brajoviq, por edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pas ceremonisë, për të pranishmit u shtrua një koktej i rastit, kurse në mbrëmje në qendrën e Tuzit u organiza një koncert i grupit legjendar “Elita 5”, dhe grupit të ri vendas “Mars”.

Share.

Leave A Reply