Komuna drejte falimentimit!?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot nga kryetari i komunes se Ulqinit u zhvillua nje konference per shtyp ku mes te tjerash ne deklaraten e Gjekes u tha  se : Komuna e Ulqinit, sapo përfundon një proces gjyqsorë duhet të përballet me  lëndë të tjera të reja dhe të vjetra tre katër dekadash që na mbajnë në presione të vazhdueshme. Këto procese në të cilat vërehet vonesa në dhënijen e drejtesisë, transparenca jo e mjaftueshme, mungesa e arsyetimit adekuat e vendimeve i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë komunës së Ulqinit. Nëse vjen tek zbatimi i vendimit të këtij procesi, ata që do ta ndiejnë më së shumti janë të punësuarit në administratën lokale, ndërrmarrjet që finansohen nga  buxheti dhe qytetarët e Ulqinit.Komuna e Ulqinit dhe ashtu më e vobekta në komunat bregdetare do të vihej para falimentimit dhe do të paralizohej çdo gjë “ tha Gjeka, duke harruar te permend edhe buxhetin te cilin e shpenzon ai neper “aktivitete” te ndryshme luksoze.

Nese shikohet nga ana tjeter resurset e komunes nuk perkojne me situaten ne te cilen gjendet, por qe fatkeqesisht si duket nuk jane mire te menaxhuara, sepse eshte nje mekate te flasim per falimentim te nje komune me te mira turistike dhe bujqesore aq me teper kur kete e pohon vet kryetari i komunes.

Share.