Komuna arrin të shlyjë disa nga detyrimet: NP Veprimtaritë Komunale u paguhen 147.000, EEMZ-së 172.00, Vodacom-it 109.000

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga detyrimet e shumta të Komunës së Ulqinit në periudhën e kaluar janë arritur të shlyhen një pjesë e mirë e tyre, u tha në konferencën për media të zyrtarëve të Komunës. Ndërmarrjes publike “Veprimtaritë Komunale” iu janë paguar rreth 147.000 euro, çka me menaxhimin e duhur ka sjellur edhe  përmirsimin e pastërtisë në qytet.

Poashtu edhe Elektroekonomisë i janë paguar 172.000 euro nga borxhet e mëparshme , si dhe është arritur marrëveshja e cila po respektohet vazhdimisht.

Janë paguar edhe detyrimet ndaj kompanisë Vodacom prej 109.00 euro, çka i hap rrugë investimit prej 20 milion eurosh në ujësjellës dhe kanalizim. Gjithashtu janë bërë edhe pagesa ndaj Ujësjellësit Rajonal, për ndërtimin e shkollës në Sukubinë, dhe mjaft subjekteve tjera që kishin kërkesa ndaj Komunës.

Share.