Kompensimet për nënat 7.542 vendime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për punë dhe çështje sociale deri tani ka sjell 7 mijë e 542 vendime për kompensim nënave të cilat kanë tre ose më tepër fëmijë, është kumtuar nga kjo Ministri.

Të gjitha kërkesat e grave të cilat janë shqyrtuar deri tani ishin të rregullta kështu që për momentin asnjë aplikim nuk është refuzuar.

Pagesa e parë do të bëhet me 20 shkurt, kurse gratë të cilat kanë arritur këtë të drejtë në periudhën e parë llogaritëse, por kompensimin nuk e marrin tani, do të marrin dy kompensime të cilat do të paguhen me 20 mars. 

Share.