Kompania nga Turqia e interesuar për tokën bujqësore në Zogaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës Ulqinit, Nazif Cungu, pranoi sot pronarin e kompanisë turke Hubtex nga Stambolli, z. Ibrahim Byjykçinar, e cila merret me prodhimin e frutave dhe perimeve në sera. Investitorët nga Turqia, të cilët ndërkohë kanë rregjistruar kompaninë Monten Trade Shpk, konfirmojnë që toka të cilën Komuna ka propozuar në Zogaj, me sipërfaqe 34 hektar, është adekuate për planet e tyre. Sipas analizave që kanë berë cilësia e tokës është i përshtatëshëm për këtë qëllim, kurse  atraktivitetin e tokës e rrit edhe afërsia e instrukturës të nevojshme për këtë punë. Mali i Zi importon shumë fruta dhe perime, anadaj ky projekt do të ndikojë në uljen e defiçit tregtar të këtij shteti – deklaroi z. Byjukçinar .

Kryetari Cungu konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin e Komunës ti përkrah maksimalisht projekte për bujqësi, si dhe premtoi që Komuna menjëherë do të nis komunikimin me Ministrinë e Bujqësisë që tenderi për këtë tokë të hapet sa më parë. Në takim morrën pjesë dhe sektertari Sekretariatit për Zhvillim të Qendrueshëm dhe planifikim të hapësirës, Aleksandër Daboviq dhe këshilltari kryetarit për promovim të investimeve, Arsllan Hajdinaga.

 

Share.