Kompania “Kallaba” sponzor i hendbollisteve të Ulqinit

0

Me datët 21.11.2019, në Ulqin, në ambientet e kompanisë  “Kallaba” , u arrit një marrëveshje sponzoriale ndërmjet kësaj kompanie të mirënjohur  dhe klubit te hendbollit për femra “Ulqini”. Të pranishëm ishin Drejtori ekzekutiv i kompanisë Lam Kallaba, kyetari i klubit të hendbollit Hafiz Muriq , trajneri i klubit Muharrem Kollari dhe sekretari i klubit  Riza Hasanaga. Përveç që u arrit një marreveshje për sponzorizimin e klubit dhe mundësinë e vazhdimit të garave të hendbollistëve, kjo është edhe nji shembull i cili duhet ndjekur edhe  nga kompanitë e tjera, si një akt i ndërgjegjësimit që të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, sidomos në krijimin e një ambienti ku femijët mund të shprehin veten dhe të rriten e të shoqërohen në mënyre cilësore. Ajo që këte klub e bën me të veçantë është fakti se është klub femror, dhe kjo ka nje rendesi te madhe ,pasi u jepet mundsia vajzave të Ulqinit që të jenë pjesë e aktiviteteve dhe jetës sportive.

Share.