Kompania “Hydrophil” prezantoi projektin e investimit në ujësjellës

0

Në sallën e Kuvendit Komunal, kompania “Hydrophil” bëri prezantimin e projektit me vlerë rreth 20 milionë euro në ujësjellësin e Komunës së Ulqinit. Prokurimi publik për këtë projekt është hapur dhe sipas kryetarit të komunës, Loro Nrekiq, interesimi është i konsiderueshëm, kurse deri në përfundim të prokurimit priten edhe të interesuar të tjerë. Disa nga kompanitë që kanë shprehur interesim për projektin kishin edhe përfaëqsuesit e tyre në prezantim. Sipas drejtorit të ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime”, Fuad Haxhibeti, nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese të prokurimit publik mund të bëhet për 6 muaj, kurse përfundimi i investimit mund të arrihet për rreth 3 vite.

Share.

Leave A Reply