Komisioni Komunal Zgjedhor publikoi rezultatet preliminare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Komunal Zgjedhor publikoi sot në konferencë për media rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Ulqin të mbajtura me 4 shkurt. Kryetari Pjetër Lulgjuraj tha se nga ana e punës së komisionit, e gjithë procedura zgjedhore ka qenë e rregullt, përveç disa mangësive teknike, të cilat , tha ai, nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Sekretarja e këtij komisioni, Vesna Gaçeviq Rogova, tha se sipas rezultateve preliminare, ndarja e mandateve është si më poshtë, PDS 9 mandate, Forca 9 mandate, koalicioni “Zgjohu Ulqin”, 7 mandate, Socialdemokratët dhe UDSH 3 mandate, dhe Lëvizja Qytetare URA dy mandate.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor kumtuan se deri tani nuk kanë marrë ankesa nga partitë politke por nëse ato arrijë atëherë ai do të shqyrtohet mbrenda afatit ligjor.

Share.