Komisioni “Bereqeti” bëri shpërndarjen e ndihmave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni bamirës “Bereqeti” i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame, vazhdon me aksionet humanitare. Ato gjatë ditës së sotme kanë bërë shpërndarjen e 130 pakove për familjet në nevojë në Anë të Malit dhe Krajë, tha për televizionin Teuta Mirsad Muçaj, kryetari i komisionit.

Muçaj njoftoi se aksione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen dhe shprehu falenderime për të gjithë kontribuesit që mundësojnë këtë aktivitet humanitar.

Share.