Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe 5-0 ndaj San Marinos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kombëtarja shqiptare arriti që të fitonte me goleadë në stadiumin “Elbasan Arena” këtë të mërkurë ndaj San Marinos.

Djemtë e Rejës shënuan jo pak, por 5 gola edhe pse kishin raste për të shënuar edhe më shumë. I pari që tundi rrjetën e skuadrës modeste të San Marinos ishte Rey Manaj në minutën e 32.Pjesa e parë u mbyll vetëm me golin e tij. Ndërkohë në të dytën, kuqezinjtë u treguan edhe më agresivë dhe më të saktë para portës.

Qazim Laçi, Armando Broja, Elseid Hysaj dhe Myrto Uzuni lanë shenjën e tyre në këtë ndeshje.Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e dytë të grupit I,  dhe ndiqet nga Polonia që ka 11 pikë dhe Hungaria me 10 pikë.

Share.