Knezheviq: Shpëtimi i qeverisë qëndron në pajtimin e Krivokapiq me Leposaviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pajtimi midis Kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Vladimir Leposaviq është çelësi për mbijetesën e qeverisë, sipas Millan Knezheviq, një prej drejtuesve të Frontit Demokratik . Knezevic tha se kriza është e dukshme dhe se lindi në qeveri me konfliktin midis Krivokapiq dhe Leposaviq , dhe se edhe ajo që ndodhi në takimin e Kryeministrit me përfaëqsuesit e shumicës parlamentare është pasojë e atij konflikti, për të cilin, siç tha ai, FD nuk është përgjegjëse. “Dje, ne i bëmë thirrje Krivokapiq për të zgjidhur krizën duke u pajtuar me Leposaviq dhe në këtë mënyrë të lehtësojë shumicën parlamentare nga presioni  i vazhdueshëm për të votuar shkarkimin e ministrit të drejtësisë,” i tha Knezheviq agjensisë Mina. Ai shtoi se, pavarësisht nga konflikti i zakonshëm i mendimeve me Kryeministrin,  është gjithmonë i gatshëm për dialog, por jo për shantazhe dhe presione për të votuar për largimin e Leposaviq. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Leposaviq do të shkarkohej me votat e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe një pjese të mazhorancës, Knezheviq u përgjigj se për këtë nuk mund të “hipotezojë”., por se çelësi i mbijetimit të qeverisë është pajtimi në mes kryeministrit dhe ministrit Leposaviq.

Share.