Knezheviq premton vazhdimin e publikimit të provave kundër Gjukanoviq

0

Pronari i kompanisë Atlas Group, Dushko Knezehviq, i cili ndodhet në kërkim nga organet hetimore të Malit të Zi, ka njoftuar se do të vazhdojë publikimin e provave të reja kundër pushtetit në Mal të Zi, i cili sipas tij, është i uzurpuar nga familja Gjukanoviq, por nuk ka dhënë një dinamikë të caktuar të publikimit të tyre. Ai për gazetën “Dan” ka thënë se opozita në Mal të Zi ka mundësi ta rrëzojë partinë në pushtet vetëm nëse krijohen kushte të barabarta, prandaj pjesmarrja në zgjedhje duhet të ketë si minimum qeverinë e pëbashkët të tranzicionit. Knezheviq para disa ditëve ka paditur Malin e Zi pranë Gjykatës së Arbitraritetit Ekonomik, për dëmin që sipas tij i kanë shkaktuar organet shtetërore me falimentimin e dy bankave të tija, IBM dhe Atlas, dhe për këtë kërkon 500 milionë euro kompensim.

Share.

Leave A Reply