Klubi i teakwondos “Ulqini” merr pjesë në kampionatin europian në Sarajevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Klubi i Teakwondos Ulqini këtë fundjavë me datë 12 dhe 13 dhjetor do të marrë pjesë në Kampionatin Europian i cili do të mbahet në Sarajevë. Pas një periudhe të gjatë i rikthehen përsëri kampionatëve por duke u përmbajtur masave të vendosura nga federata e Taekwondo-së  në këtë periudhë pandemije. Trajneri i klubit të Ulqinit Fikret Dushku u shpreh për Televizionin Teuta se kjo periudhë nuk ishte e lehtë por ato janë përpjekur që të stërviten dhe shpresojnë së të arrijnë më të mirën. Garuest  që do ta prezantojnë Malin e Zi nga Klubi i Ulqinit janë Sara Kraja, Amra Dushku, Arta Ismailaga dhe Merisa Malokraja. Ato shprehen se janë shumë të emocionuara për kampionatin Europian por kanë punuar shumë dhe shpresojnë që të kthehen në Ulqin me medalie e pse jo edhe me fitore.

Share.