Klubi i taekwondo-së Ulqini shënon sukses edhe në turneun në Mostar

Klubi i taekwondo-së Ulqini shënon sukses edhe në turneun në Mostar

0

Klubi i Taekwondosë Ulqini vazhdon me suksese edhe në turneun në Mostar të Bosnje Hercegovinës i cili u mbajt me 3 nëntor. Ato arritën të fitojnë edhe tre trofe të tjera dhe 23 medalje.  Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 450 garues, 40 klube nga 7 vende. Klubi i Taekwondosë Ulqini u paraqit me 24 garues të cilët fituan nëntë medalje të arta, shtat medalje argjendi , shtatë bronzi si dhe vendin e parë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Formave dhe të dytin për kadetët e rinj.

Medaljet në diciplinën e Garimit:
🥇 Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja.
🥈 Arta Ismailaga, Mervana Mucaj.
🥉 Amra Dushku, Abdullah Dervishi, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Mersida Demiri.
Bledar Kasmi shpallet garuesi më i suskseshëm në kategorinë e kadetëve të rinjë.
Medaljet në diciplinën e Formave:
🥇 Sumeja Bisha, Vesa Dervishi, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq.
🥈 Amra Dushku, Ardit Dervishi, Amar Bakalli, Sara Kraja, Xheneta Kanaqeviq.
🥉 Dion Mustafa, Amell Nuti.

Në emër të klubit të Taekwondo-së Ulqini falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për klubin tonë. Falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre si dhe sponsorët të cilët na i mbuluan shpenzimet e udhëtimit.

 

Please follow and like us: